Te Kamza ringjallet frika, Ndreu do pikë në Vlorë

“Ethet” e zonës së ftohtë kanë pushtuar sërish ekipin kamzali. Vllaznia është afër, Teuta ka “7 shpirtra”. Takimi me Flamurtarin mund të jetë vendimtar

“Ethet” e rënies nga Superiorja janë të pranishme te skuadra e Kamzës, e ardhur nga Kategoria e Parë, që po sheh të zbresë aktualisht shkallët e renditjes nga java në javë. Kamza e nisi fuqishëm kampionatit, duke qenë shpesh në vendet e para, por  deklarata e atëhershme e presidentit Naim Qarri duket se ka pasur sens. “Fotografojeni këtë moment, pasi vështirë se do të jemi sërish aty”. Në fakt, Kamza momentalisht ndodhet në vend të 7-të dhe ka nisur të ndjejë ethet e rënies nga Superiorja,e dhe pse ka një diferencë të konsiderueshme nga skuadrat që luftojnë për qëndrimin në elitë, Teuta dhe Vllaznia. Kamza ka 33 pikë, ndërsa Vllaznia ndodhet në kuotën e 26 pikëve dhe Teuta më poshtë me 22 pikë. Distanca prej 11 pikësh nuk e lë të qetë teknikun Ramadan Ndreu, sepse janë edhe 12 javë dhe shumë pikë në lojë. Vllaznia dhe Teuta po marrin pikë nga java në javë. Shkodranët i morën pikë dhe në stadiumin e saj Kamzës, duke konfirmuar momentin e mirë, ndërsa Teuta është në ngritje. Durrsakët kanë treguar sezonet e fundit se kanë “7 shpirtra”, duke qenë një ekip shumë i hidhur. Në lojë janë ende shumë pikë, prandaj në kampin e Kamzës kanë të ndihen sërish “ethet” e rënies nga Kategoria e Superiore. Një tjetër fakt është se në ambientet sportive qarkullon një “teori konspiracioni”, që e sheh Kamzën të rrezikuar. Të presim dhe të shohim.

FLAMURTARI – Takimi kundër Flamurtarit është shumë i rëndësishëm për Kamzën, pasi një humbje do t’i ndërlikonte më shumë pozitat e ekipit të Ndreut. Në rast se merret një rezultat pozitiv, gjërat janë më të lehta në vazhdim, pasi kthehet besimi dhe skuadra vazhdon në ritmin e ndeshjeve të mira. Takimi do të luhet në një moment të pafavorshëm, pasi Flamurtari ka nevojë për pikë, pasi ka 4 ndeshje pa fituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online