“Te Juventusi janë të bindur për Xhakomo Vrionin”, flet menaxheri i sulmuesit: Do luajë në Serinë A, pret ftesën e Shqipërisë

Menaxheri i Xhakomo Vrionit, Silvio Pagliari, ka komentuar situatën e re për sulmuesin shqiptar. Futbollisti i Kombëtares u huazua te Tirol nga Juventusi dhe shkëlqeu në debutimin ku realizoi dy gola në miqësore. Pagliari është i bindur se Vrioni do të rikthehet sërish në Serinë A për të lënë gjurmë. Në intervistën e dhënë për mediat italiane ka treguar njëkohësisht edhe mendimin që kanë te Juventusi për sulmuesin.

“Me Cherubinin ramë dakord se ishte një mundësi për t’u kapur kjo e Vrionit te Tirol. Ne jemi shumë të kënaqur dhe mezi presim të fillojmë me kampionatit. Kjo do të jetë një përvojë stërvitore shumë e rëndësishme. Giacomo është shumë i kënaqur, shpreson të jetë në gjendje të nxjerrë në pah veten dhe të fitojë ftesën e Shqipërisë.

Drejtori i Juventusit, Cherubini, ka shumë konsideratë për Vrionin dhe e njeh mirë. Tirol është një fazë themelore për sulmuesin. Ai do të luajë në Serinë A dhe do të dallohet në Europë. Cherubini është shumë i bindur për këtë”, ka thënë Pagliari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *