“Të jepet verdikti në fushë”, Shehi sheh pasojat e ndërprerjes: Më të vështirë e kemi ne, jo Tirana

Orges Shehi ka drejtuar stolin e Kukësit për vetëm dy ndeshje këtë sezon, teksa pandemia Covid-19 bëri që kampionati të ndërpritet, edhe pse trajneri i verilindorëve nuk kishte nisur ende mirë nga puna. Nëse për shumë kjo periudhë pushimi mund të duket si penalizuese për Tiranën, hovi i jashtëzakonshëm i së cilës u ndal dhe ndoshta do të jetë i vështirë të ndizet sërish, Shehi ka një tjetër mendim.

Në një intervistë për emisionin “Studio Sprint“ trajneri i Kukësit shrprehet se më tepër dëmtohet ekipi i tij nga kjo situatë e jo bardheblutë. Megjithatë Shehi duket i vendosur për të luftuar deri në fund për titullin kampion, pavarësisht se e sheh veten plot 9 pikë larg kreut. Kalendari i ngjeshur bën që kreu i pankinës së verilindorëve të mbështesë idenë e 5 zëvendësimeve, ndërsa për çështjen e pagave shprehet i gatshëm të ulë pagën e tij në këtë periudhë kaq emergjente.

“Siç dihet dhe siç janë njoftuar, duke pasur parasysh situatën, mundohemi të mbajmë skuadrën në formë, duke realizuar stërvitje në grupe. Sa i përket rivalitetit me Tiranën, ne nuk mendojmë se kampionati duhet të mbyllet, verdikti të merret në fushë. Duke pasur parasysh se janë dhe 10 javë, ne do të vazhdojmë të synojmë për objektivin tonë. Patjetër që mund të ketë ndikim, është situatë e pajetuar më përpara. Dihet se kur mbaron kampionati, lojtarët marrin pushimet, dhe e dinë kur do të rifillojnë. Por, ne nuk e dimë se kur do të rifillojmë, as kushtet nuk i kemi normalisht. Do të jetë e vështirë, por e rëndësishme është të rifillojmë sa më shpejt futbollin.

Ditët e para, pa u bërë kjo mbyllje e plotë, lojtarët sa kishin mundësi, e bënin stërvitjen e tyre, duke vrapuar. Megjithatë, stërvitja mungon, pasi me skuadrën është totalisht ndryshe. Gjithsesi, më mirë kaq sesa të fillojmë nga zero. Kalendari? Patjetër që do të jetë e vështirë me ngjeshjen e ndeshjeve. Më të vështirë do e kemi ne, jo Tirana. Më i favorizuar, do të jetë ekipi që ka kontingjentin më të plotë.

Duke pasur një ngjeshje kalendari, pësohen dhe dëmtime. Shpresoj që skuadra të mos dëmtohet. Gjithsesi, të gjithë do të nisim në kushte të barabarta. Unë besoj se numri i kartonëve dhe procedurat, nuk mund të ndryshojnë. Mund të ndryshojnë zëvendësimet, të bëhen 5. Por gjithsesi, kjo i përket Federatës për të vendosur, ne do të përshtatemi që të marrim maksimumin nga lojtarët. Në këtë periudhë ku jemi, gjithçka mund të ndodhë.

Këtë situatë ku jemi, që ka vështirësi e gjithë bota, kanë vështirësi dhe klubet shqiptare. Sa i përket reduktimit, nuk mund të flas për lojtarët, pasi kam pasur vetëm komunikim për stërvitje. Nëse reduktohen pagat, e pranoj pa asnjë lloj diskutimi, jemi në kushte emergjente.

Ne shpresojmë të kthehemi sa më shpejt në fushë. Kurrsesi nuk mund të dorëzohemi, janë dhe 10 javë. Kemi pasur shumë dëmtime, por me rikthimin e lojtarëve, do të sulmojmë fort për objektivin madhor”, ka thënë Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online