Polonia pret nesër në mbrëmje Shqipërinë në një ndeshje delikate për grupin E. Në një lidhje direkte nga Varshava për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ka folur gazetari Sebastian Stazevski, i cili ka treguar atmosferën në Polonië dhe mënyrën se si opinioni sportiv atje po e pret përballjen me kuqezinjtë. Gazetari i “Sport Interia”-s tregon se polakët janë të bindur në një rezltat pozitiv ndaj Kombëtares shqiptare, çka do të ishte mënyrë më e mirë për të shlyer atë humbje të papritur kundër Republikës Çeke.
“Atmosfera nuk është aq e mirë. Të gjithë e dini rezultatin kundër Çekisë. Humbëm dhe çfarë është më e keqja, humbëm me një lojë të keqe. Gazetarët u habitën me faktin se sa keq luajtëm. Sot të gjithë presin ndryshime. Santos tha sot se do të shohim lojtarë të rinj për ndeshjen. Jemi kurioz të shohim se cilët do të jenë lojtarët e rinj që do të aktivizohen të hënën. Së dyti, të gjithë e dimë që nesër do të jetë ndeshja e parë e Silvinjos.
Tifozët polakë janë optimistë se do ta fitojmë këtë ndeshje. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje nëse duam të shkojmë në Gjermani. Situata është e vështirë, sepse ende flasim për gjëra që ndodhën në Katar. Tani ka rëndësi rezultati i ndeshjes dhe askujt nuk i intereson për gjërat e tjera. Asgjë nga jashtë nuk do ta bëjë këtë ekip më të dobët. Janë fjalë mediatike, por nuk do të shqetësohesha.
Pse zgjedhja e Santosit? Është një emër i madh. Ishte edhe Bento në listë. Por Santosi ishte emri më i madh i disponueshëm. Më pelqen se si Shqipëria ka luajtur në 2-3 vitet e fundit. Por mendoj që do të fitojmë 2-1 ose 3-1. Më vjen keq për ju.
Jam afër Legias në çdo ndeshje. Mund t’ju them se Ernest Muçi ishte mjaft mirë. Trajneri po beson shumë te ai. Mund t’ju them që është një lojtar vërtetë i talentuar dhe mund të bëjë shumë gjëra të mira në fushë”, ka thënë Sebastian Stazevski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/