“Polakët janë në shok, humbja me Shqipërinë mund të sjelli shkarkimin e trajnerit”, Dobi: Pika e dobët e Polonisë është mbrojtja

Enkeleid Dobi ka përcjellë nga Polonia atmosferën me të cilën pritet sfida kundër Shqipërisë. Ish-trajneri i Kukësit ka folur në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku është shprehur se të gjithë janë shokuar nga ajo paraqitje e polakëve kundër Çekisë. Dobi tregon se barazimi me kuqezinjtë shihet si një dështim për Poloninë, madje një rezultat negativ nesër do të vinte në pikëpyetje edhe të ardhmen e Fernando Santosit në krye të pankinës.

“Çështja është jashtëzakonisht serioze pas një ndeshjeje katastrofale që i ndodhi Polonisë kundër Çekisë. Askush nuk e mendonte atë debutim të Fernando Santosit. Shpresojmë në një debutim ndryshe të Silvinjos. Në gjithë këto eliminatore nuk kam parë një ndeshje si ajo që i ndodhi Polonisië. Të gjithë janë në shok. Me gjithë eksperiencën e Santosit, që asnjëherë nuk i ka ndodhur diçka e tillë në karrierën e tij.

Pas një ndeshjeje të tillë, i pari që duhet të reagojë është trajneri. Ka shkuar deri aty që edhe një barazim me Shqipërinë mund të quhet humbje. Madje flitet që edhe një humbje me Shqipërinë mund të sillte shkarkimin e Santosit. Duhet të kesh kujdes nga i lënduari. Unë do firmosja direkt 0-0, ose 1-1 dhe do e quaja sukses. Pikat e dobëta janë te mbrojtja e Polonisë. Lojtarët kryesorë që luajnë në pjesën anësore janë të lënduar”, është shprehur Enkeleid Dobi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online