“Të gjithë tifozët shqiptarë njësoj, të duan kur fiton”, Shyti flet për kampionatin: Të japim një mesazh dhe të fillojmë sërish

I ftuar në emisionin “Fan Zone” në “Supersport” ditën e sotme ishte edhe drejtori sportiv i Teutës, Artan Shyti. Ky i fundit ka folur mbi situatën në aktuale dhe është i mendimit se drita jeshile për t’u stërvitur duhet dhënë sa më parë. Siaps tij pas kësaj ndërprerje nuk do të ketë asnjë të favorizuar, pasi të gjitha ekipet do e nisin nga 0.

Ndërkohë i pyetur për numrin e ulët të tifozëve durrsakë në shakllët e stadiumit përgjatë këtij sezoni, Shyti përgjigjet se ky është një problem i gjithë skuadrave shqiptare e jo vetëm i tyre. Sipas mendimit të tij të gjithë tifozët në Shqipëri mbështesin ekipet kur ato fitojnë, në të kundërt nuk shfaqen gjithmonë në stadium.

Si është gjendja te klubi i Teutës?
“Lojtarët kanë marrë një program stërvitor, i cili kontrollohet nga klubi. Kur ka qenë e mundur, janë munduar të stërviten jashtë, sigurisht duke mbajtur distancën. Leja për stërvitjen duhet të jepet më shpejt, pastaj të shohim“.

A mendoni se ka skuadra që favorizohen nga kjo ndërprerje?
“Mendoj që me këtë ndërprerje, të gjithë do e nisin nga 0. Para ndërprerjes, Tirana dhe disa ekipe të tjera ishin në formë, por të shohim si do jenë pas kësaj situate. Mendoj se duhet të fillojmë, që të japim një mesazh“.

A është Kupa e Shqipërisë objektivi u Teutës për këtë sezon?
“Në Kupë jemi pretendentë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Do jetë e vështirë, duke i parë të gjithë“.

Tifozët e Teutës kanë qenë të paktë në numër vitet e fundit në stadium. Si e shpjegoni këtë?
“Unë nuk besoj se ka ndonjë ndryshim mes tifozerive, te Teutës dhe të ekipeve të tjera. Tifozët shqiptarë kanë një problem që duan gjithmonë fitoret, në të kundërt nuk shkojnë në stadium, ndryshe nga ndeshjet në botë. Kur ekipi ka qenë mirë, tifozët janë aty, por nuk mund të jemi gjithmonë mirë“.

Sa mendoni se do të ndihmojë fondi i akorduar nga UEFA së fundi për FSHF-në?
“Një pjesë e këtij fondi duhet të përdoret për emergjencën, në mënyrë që të ndihmohen klubet për situatën. Është një ndihmë në kohën e duhur, sepse duhen testime çdo javë, pasi janë shumë ekipe që do luajnë. Është një ndihmë që duhet të jepet për klubet, për të përballuar situatën, me masa mbrojtëse, dezinfektues“, ka thënë Shyti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online