Të gjithë prisnin të hidhte hapin e madh në karrierë, Broja firmos me klubin shqiptar që bëri befasinë në Europë

Pas dy sezoneve të zhvilluara në Superiore, Rron Broja ishte gati të hidhte hapin e madh në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar u largua nga Partizani dhe priste të provonte një aventurë të re jashtë vendit në një kampionat më të fortë në Europë. Por futbollisti 25-vjeçar ka surprizuar me emrin e ekipit të ri.

“Gazeta Olle“ bën me dije se Broja ka firmosur për klubin e Dritës. Sipas medias në fjalë, mesfushori kishte oferta nga Hungaria, Irlanda dhe Shqipëria, por në fund ishin “Intelektualët“ ata që e bindën me projektin e tyre. Ish-lojtari i Partizanit pritet të prezantohet në ditët në vijim me ekipin që bëri befasinë pak ditë më parë në Europë, ku u eliminua vetëm në minutat e fundit nga gjigantët e Fejnordit prej Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *