Të gjithë prisnin largimin e tij, Marash Kumbulla hedh firmën e re në kontratën që do të jetë e vlefshme deri në 2027

Të gjithë presin që Marash Kumbulla të largohet nga Roma. Mbrojtësi shqiptar nuk është në preferencat e Murinjos dhe nuk po bind dot portugezin që të marrë hapësirë në ekipin e kryeqytetit. Por një rinovim i papritur ka ardhur për Kumbullën.

Lojtari i Kombëtares ka hedhur firmën dhe do të jetë pjesë deri në 2027 e Romës. Një vendim i tillë ka qenë i detyruar edhe nga marrëveshja me UEFA për shkak të shkeljeve të Fair Play Financiar. Roma duhet të mbyllte 6.2 milionë euro në vit për shkak të kostos të amortizimit vjetor sa i përket Kumbullës, por pas këtij operacioni të rinovimit kjo shifër do të zvogëlohet ndjeshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *