“Lojtarët e Milanit do të dridhen nga frika, nga koka te këmbët”! Tifozët e Napolit: Iu pret ferri këtu, do t’ju marrim kurorën e titullit kampion

Jugu i Italisë është në këmbë. Napoli është në prag të titullit që e pret që nga viti 1990. Pas 27 javëve të Serisë A, napolitanët mbajnë vendin e parë me plot 19 pikë më shumë se Lazio, ndjekësi më i afërt.

Matematikisht, Napoli është afër sigurimit të titullit, por ndoshta tashmë është e qartë për të gjithë se kjo skuadër është kampion i ri. Nesër, interesant është fakti se ata do të përballen me kampionin aktual të Italisë, Milanin.

Kuqezinjtë janë në formë të keqe dhe do të mbeten të përqendruar në luftën për të qenë në katër ekipet më të mira dhe të kenë një vend të ri në Champions League. Gjithashtu synimi i tyre kryesor do të jetë një vend në gjysmëfinalet e Champions League, atje ku i pret sërish Napoli.

Tifozët e Napolit “e mirëpresin” Milanin për t’i treguar se kush është më i miri në vendin e tyre, teksa kanë dalë në njoftim për t’i treguar kuqezinjve se i pret ferri. “Ne do t’ia bëjmë ferr kampionëve të Milanos dhe do t’u marrim kurorën, do t’ua heqim titullin në Napolin tonë.

Para kësaj ata do të dridhen nga frika nga koka te këmbët për shkak të pritjes që duhet të përgatiten. Ky është detyrimi i të gjithë napolitanëve. Të gjithë në rrugët e Napolit kur të shkojnë në stadium!”, është mesazhi i tifozëve më të zjarrtë të Napolit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online