Të gjithë presin ardhjen dhe shpëtimin nga Alban Xhaferi, reagimi nga Bashkia Shkodër: Nuk bëhet privatizimi pa vendosur kriteret ne

Nga Klaudio Ndreca

Të gjithë janë duke pritur privatizimin e Vllaznisë nga ana e Alban Xhaferit. Një emër i dashur ky për gjithë tifozët shkodranë, pasi është presidenti i skuadrës së basketbollit. Nisur nga arritjet e shumta në pak kohë në këtë sport, sportdashësit e kanë shtyrë Xhaferin për të marrë edhe klubin e futbollit.

Një zgjidhje kjo që vjen në një moment delikat, pasi nuk janë paguar ende rrogat te Vllaznia dhe lojtarët kanë bërë bojkot duke mos dalë në stërvitje. Nga ana tjetër kryetarja e kominisionit të kontrollit financiar në Bashkinë Shkodër, Jona Leqejza, është shprehur për “RTSH Sport” se privatizimi i ekipit nuk bëhet pa u vendosur kriteret.

“Privatizimi nuk do të bëhet përpara se të vendosen disa kritere formale, së bashku me të gjithë aktorët. Pra duhet të dihen se çfarë duhet të jenë kriteret për t’u plotësuar nga një privatizues i mundshëm. Xhaferi? Nuk kam asnjë informacion, nuk është diskutuar as formalisht”, tha Leqejza. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *