Më 7 gusht Juventusi pret në Torino ekipin Lionin për të vazhduar rrugëtimin në Champions League. Ndeshja e parë është fituar 1-0 nga francezët dhe tani është radha e bardhezinjve të përmbysin gjithçka nëse duan të udhëtojnë gjatë në këtë kompeticion. Në momenti nqë Ligue 1 u ndal, u mendua se Juventusi do e kishte të lehtë ndeshjen e kthimit, por skuadra e Sarrit nuk ka bindur aspak në kampionat, duke vënë në dyshim edhe ecurinë që do të kenë në Champions.
Një fakt të tillë e nxjerr në pah edh eish-futbollisti francez, Eric Di Meco, që sheh shpresë për Lionin. Një Juventus që mund t’i shënojë çdokush nuk është normale për të, prandaj Lioni nuk duhet ta mendojë të humbur përballjen e kthimit me “Zonjën e Vjetër”.
“Kjo ndeshje kthimi luhet pas dyerve të mbyllura, gjë që mund të shkojë në favor të Lionit. Dhe më pas duke e krahasuar me atë që Juve po tregon për momentin, i jep shpresë Lyonit. Ky ekip i Juves që pëson kaq shumë gola është i rrallë. Chiellini u plagos. Meqenëse ai nuk është më atje, në mbrojtje, është pak më keq. Chiellini është një gardian, është sigurim i gjithanshëm me Bonucci pas. Aty, të gjithë i shënojnë Juventusit. Lioni do të kthehet në fushë me pak besim. Për një skuadër italiane, dhe aq më tepër për Juve, duke pësuar aq gola nuk është normale. Pra, ka ende një shpresë të madhe për Lionin”, ka thënë Eric Di Meco./Halit Delibashi-Sport Ekspres/