“Të gjithë ishin skeptik për Skënderbeun në fillim”, Ahmataj: Tani vërtet jemi në vend të fundit, por…

Ahmataj do të merrte në drejtim Skënderbeun deri në momentin që korçarët u mundën në shifrat 0-4 ndaj Kukësit të Mirel Josës. Presidenti Takaj nuk e mendoi dy herë për të biseduar me teknikun Ahmataj dhe për të mbyllur me marrëveshje këtë eksperiencë.

Së fundmi, në një intervistë për “Fax Sport”, Ahmataj është shprehur se Skënderbeu e ka surprizuar për mirë opinionin sportiv gjatë këtij sezoni. Pavarësisht se korçarët ndodhen në vendin e fundit, është menduar për një sezon edhe më zhgënjyes më parë.

“Fjalimet e presidentit dhe stafeve nuk kanë munguar asnjëherë ndaj Skënderbeut. Në fillimin e këtij sezoni ishin të gjithë skeptik se kjo skuadër me element që nuk ishin shfaqur në Superiore, mund të ishte shumë zhgënjyese. Tani jemi me të vërtetë në vendin e fundit, por është akoma në garë për të shpëtuar sezonin. Skënderbeu nuk është më një ekip që luan rishtaz në Superiore, por kanë 8-9 muaj lojtarët që luajnë me njëri-tjetrin”, ka thënë Ahmataj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *