Të gjithë e prisnin të zyrtarizohet në Superiore, Peter Pacult merr detyrën e tij të re

Të gjithë prisnin në Shqipëri që Peter Pacult të zyrtarizohej tek Laçi. Megjithatë kurbinasit e bënë zgjedhjen e tyre duke afruar Shpëtim Duron në krye të skuadrës. Ndërkohë Pacult ka treguar në kohën që drejtonte Kukësin se ishte një teknik me karakter dhe që ishte i marrosur pas futbollit.

Shpeshherë binte në kryeqendër të vëmendjes mediatike teksa në disa raste zgjidhte një cep të vendit ku uleshin tifozët për të qëndruar atje dhe për të parë sesi dukej skuadra në fushën e lojës gjatë stërvitjes. Megjithatë për Pacult nuk do të ketë një rikthim në elitën e futbollit shqiptar pasi ka nënshkruar për Austria Klagenfurt dhe do të jetë pjesë e e ligës së dytë në Austri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *