Nuk do të mendojnë lojën “e tenisit” ndaj Kukësit, e premton trajneri i Kastriotit: Kam besim!

Pas humbjes së fundit ndaj Bylisit në shifrat 2-1, trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, kishte shumë kritika për lojtarët e tij. “Mendojnë se do të luajmë tenis dhe ndeshja do të dali 6-2”. Nervat e teknikut ishin mëse të kuptueshme pasi Kastrioti pëson gol që në minutat e para duke ia vështirësuar punën vetes për vazhdimësinë e ndeshjes.

Megjithatë në përballjen e radhës kundër Kukësit, Ndreu premton se do të jepet maksimumi dhe ka besim në rezultatin pozitiv. Në intervistën e raportuar nga “Report TV”, Ndreu është shprehur: “Ndaj Bylisit ne kemi pësuar gol që në minutat e para. Ky është problemi që po përsëritet. Megjithatë për t’u veçuar është pjesa e dytë. Kukësi është një skuadër pretendente, me shumë potencial, por rezultati është i hapur. Ne do të japim maksimumin dhe kam besim që skuadra që unë drejtoi në ndeshjet e forta luan më mirë se sa në takime me nivel më të ulët,” tha Ndreu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online