Të gjithë duan mbrojtës të majtë, Zguro del në treg

Vangjel Zguro është përfundimisht i lirë në treg, sepse ka shkëputur marrëdhëniet me Luftëtarin. Klubi gjirokastrit ka vendosur të besojë te lojtarë të tjerë në krahun e majtë të mbrojtjes, edhe pse 24-vjeçari nga Pogradeci ka qenë një titullar i paprekshëm në vitin 2017, pas kalimit nga Korabi të Luftëtari.

Prej javësh është folur për kalim të tij të Partizani, por klubi i kuq nuk po lëviz më, ndoshta duke preferuar të mbajë Kotobellin dhe Kalarin.

Kamza gjithashtu kërkon mbrojtës të majtë dhe po tenton disa pista, ndërkohë që mund të bisedojë edhe me Zguron.

Nuk përjashtohet as pista Vllaznia, pasi edhe shkodranët janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *