“Të gjitha klubet e mëdha europiane e dinë”, Lukaku i shkel syrin Arabisë: Atje niveli do të njohë vetëm rritje

Arabia Saudite po josh gjithnjë e më tepër lojtarët për të lënë Europën dhe për të vijuar karrierën e tyre në Lindjen e Mesme. Romelu Lukaku ka deklaruar për “HNL”-në se kampionati saudit do të rritet në një nivel shumë herë më të lartë nga sa njerëzit e mendojnë. Sulmuesi i Romës ka thënë se një fakt të tillë e dinë të gjitha klubet e mëdha të Europës.

“Arabia Saudite nuk do të më ndalojë. Niveli vetëm sa do të rritet atje. Në një nivel shumë herë më të lartë nga sa shumë njerëz mendojnë. Gjithnjë e më tepër futbollistët do të tentojnë të luajnë atje. Të gjitha klubet e mëdha europiane e dinë këtë: Arabia Saudite po vjen”, ka thënë Romelu Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/