Situata nuk duket aspak e qetë në Kombëtaren e Francës në prag të finales së madhe të Kupës së Botës. Karim Benzema është kthyer në formë dhe priste një telefonatë nga Deshamp, por ky i fundit ka preferuar të mos e marrë përsëri në Katar. Fituesi i Topit të Artë është kthyer në çështje në Francë, duke ndarë opinionin sportiv në dy pjesë.
Ndërkohë një tjetër veprim që ka hedhur dyshime se ambienti francez po zien është ai i Zinedin Zidan. Megjithëse është i njohur për përulësinë e tij dhe shmangien e konflikteve, ish-trajneri i Realit të Madridit ka refuzuar ftesën e Federatës Franceze të Futbollit për të qenë në stadim në finalen e madhe të Kupës së Botës. Për të ngritur më tepër pikëpyetje në lidhje me vendimin e tij mendon Karim Benzema. Pas këtij refuzimi, Benzema ka shpërndarë një “story“ në “Instagram” ku përqafohet me Zidanin gjatë marrjes së Topit të Artë dhe shkruan: “Natën e mirë“! Kjo ka bërë që të shtohen dyshimet se Zidan ka refuzuar pjesëmarrjen në stadium për hir të Benzemasë./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/