Malaga ka zhvilluar një tjetër ndeshje në ditën e sotme, teksa ka barazuar me rezultatin 1-1 në shtëpi ndaj Vallecanos. Nga minuta e parë janë hedhur si titullarë edhe dy lojtarët e Kombëtares, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.
Ky i fundit ishte protagonist te disa pasime të bukura që sollën edhe golin e vetëm të vendasve. Por gjithsesi sulmuesi elbasanas nuk mundi të tundte rrjetën, siç e bëri në takimin e fundit. Pas këtij rezultati, Malaga mund të thuhet se është në krizë rezultatesh. Vetëm 6 pikë nga grumbulluar lojtarët e drejtuar nga ana e Sanchez, në po 6 ndeshje të luajtura në kampionat. /Sport Ekspres/