“Të dua këtu”! Hoqi dorë edhe nga rroga e tij për ta marrë në ekip, Gatuzo bind talentin në Francë

Nga Klaudio Ndreca

Dashuria që ka Gatuzo për futbollin kalon dhe thyen çdo vlerë monetare, në çdo kohë. Dikur si futbollist duke dhënë gjithçka nga vetja për ekipin, ndërsa të njëjtën gjë e bën edhe si trajner. Nuk ka rëndësi se për cilën skuadër është dhe sesa i lidhur është më të, profesionalizmi mbetet në majat më të larta. Nëse heqja dorë e pagave që i takonin pas largimit nga Milani si trajner mund të shpjegohej me dashurinë e madhe që kishte Gatuzo ndaj ngjyrave kuqezi, vepra e bërë së fundmi te Napoli i dëshmon të gjitha.

Trajneri italian vendosi të hiqte dorë nga një pjesë e pagës së tij vetëm që De Laurentis të merrte talentin 21-vjeçar të Lille, Osmihen. Ky i fundit është cilësuar si një “Mbape nigerian”, teksa fitoi vëmendjen e shumë skuadrave të njohura. Ky operacion do t’i kushtojë 81 milionë euro ekipit italian dhe për ta është një shifër rekord. Gjithashtu edhe rroga që kërkon francezi është 5 milionë euro, ndërsa ulja e pagesës së Gatuzos do të jetë një ndihmë për presidenti De Laurentis për të mbërritur te transferimi i Osmihen.

Në një intervistë të fundit për “Punto Nuovo Sport Shoë”, Andrew, vëllai i futbollistit, ka zyrtarizuar gjithçka: “Nuk mund të them shumë, por zyrtarizimi do të vijë brenda pak ditësh. Kur mbërriti te Napoli ka takuar Gatuzon. Menjëherë i tha: “Të dua ty këtu”. Viktor u bind pë projektin që i prezantoi te Napoli. Kush ndikoi që Viktor do të shkojë në Itali? Padyshim Gatuzo pati shumë ndikim për zgjedhjen finale. Është një trajner i madh dhe e bëri të ndihej i rëndësishëm në ekipin e ri”, ka thënë Andreë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *