Jasir Asani është duke u stërvitur në “Shtëpinë e Futbollit” për të qenë sa më në formë për Kampionatin Europian që do të nisë me 14 qershor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë të shkurtër për “TV Klan”, ku ka deklaruar se kuqezinjtë do të provojnë të kalojnë grupin. Asani duket optimist, teksa shprehet se ndjesitë i thonë se do të tundë rrjetën kundër Italisë.
“Skuadra ka një mentalitet fitues. Nuk është rastësi që kemi ardhur në Europian dhe duhet ta bëjmë surprizën akoma më të madhe në Europian. Duhet t’ja tregojmë të gjithë botës, sepse me të vërtetë kemi lojtarë shumë të mirë, një staf shumë të mirë. Përse të mos e kalojmë grupin?! Sidomos me tifozët, do se t’ja dalim që në ndeshjen e parë. Zakonisht më pyesin shumë nëse do të shënoj kundër Donarumës, Kroacisë apo Spanjës. Unë kam një parandjenjë që do të shënoj kundër Italisë dhe kam një ndjesi që do të bëjmë gjëra të mëdha atje”, ka thënë Jasir Asani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/