Shqipëria ka marrë një barazim të papritur kundër Islandës, e cila shënoi në sekondat e fundit edhe pse me një lojtar më pak që nga minuta e 10. Pas përfundimit të ndeshjes, Strakosha ka folur për “TV Klan“, ku ka treguar hapur problemet e Kombëtares. Portieri i Brentfordit ka thënë se lojtarët nuk janë grup dhe nuk duhet të presin që ti bëjë bashkë trajneri.
“Duhet të kuptojmë që grupi nuk është. Ndonjë fitore vjen edhe vetë nga grupi. Duhet ta krijojmë grupin vetë, mos të presim ta bëjë një trajner. Edhe në Europian shkuam sepse ishim një grup i fortë dhe me talent. Është grupi ai që të çon në Europian apo në Botëror. Duhet të bëjmë pak kritikë te vetja. Është momenti të ndryshojmë se kështu nuk shkon“, ka thënë Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/