“Të bëjmë diçka magjike”, Ançeloti beson te përmbysja: Ka ndodhur edhe më parë në “Bernabeu”

Realin e Madridit e pret një detyrë e vështirë në Ligën e Kampionëve. Spanjollëve u duhet të përmbysin humbjen e thellë 3-0 që pësoi ndaj Arsenalit për të prerë biletën për në gjysmëfinale. Por Karlo Ançeloti nuk e ka hunbur besimin. Ai ka thënë pas ndeshjes se përmbysje të tilla kanë ndodhur edhe më parë në “Santiago Bernabeu”.

“Është shumë e vështirë, por gjëra si kjo kanë ndodhur në “Bernabeu”. Do të përpiqemi në çdo mënyrë që mundemi, le të shohim nëse do t’ja dalim. Duhet të besojmë dhe të përpiqemi të bëjmë diçka magjike në ndeshjen e dytë. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Për shembull, Deklan Rajsi, i cili shënoi nga dy goditje dënimi siç nuk e ka bërë kurrë në karrierën e tij”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/