Bylisi mori tre pikët ditën e sotme përballë Egnatias. Ndeshja u vendos nga Flamur Ruçi, i cili ia dedikoi golin vëllait të tij që u nda nga jeta pak ditë më parë. Në një intervistë për “Sport Magazine”, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News”, Arjan Bellai flet me superlativa për Ruçin, që pavarësisht fatkeqësisë që i ndodhi, gjeti forcën dhe i dha fitoren ekipit.
Trajneri i Bylisit më tej tregon se lu.fta për mbijetesë do të jetë mjaft e vështirë deri në fund të sezonit. Bellai shprehet se shembulli që duhet të ndjekin klubet shqiptare është ai i Partizanit, i cili ndërtoi stadiumin e tij të ri dhe është i pavarur nga bashkitë. Rritja e investimeve do të përkthehet më pas edhe me rritje të cilësisë dhe nivelit.
“Ishte një fitore e madhe për ne, pasi me gjithë ato probleme që kishim. Edhe nga ana e rezultateve, duke mos marrë pikë, por edhe duke ndodhur ajo fatkeqësi për futbollistin tonë Ruçi. Ishim të gjithë afër tij. Kjo fatkeqësi mos i ndodhtë dikujt. Por gjithsesi është për t’i thënë ‘bravo’ këtij çuni, se ditën tjetër ishte në stërvitje. Folëm pak dhe më tha se ishte 100% për ndeshjen. Dua ta falenderoj për ndeshjen, për përpjektjen por edhe për forcën shpirtërore që gjeti. Pak e bëjnë atë që bëri ai djalë.
E shikojmë futbollin shqiptar, shikojmë kampionatin, shikojmë ekipet. Nuk ka diferenca mes tyre. E shikojmë edhe në krye të klasifikimit, Tirana dhe Partizani zënë çdo javë vendin e njëri-tjetrit. Kështu do të ndodhë edhe me klasifikimin nga poshtë, pasi jemi ne, është Teuta, Kastrioti, Kukësi. Janë këto katër ekipe që do lu.fotjmë. Por nuk mund të them vetëm ne. Po humbje 1 ose 2 ndeshje, ekipet që janë poshtë me dy rezultate pozitive të arrijnë. Kështu që të gjithë janë në lojë për qendrimin ose rënien nga kategoria. Është akoma shpejt të flasim, edhe për ata që janë me 20 dhe 21 pikë.
Shembulli i Partizanit është më i miri, që bëri stadiumin e tij. Të gjithë duhet të kenë shtëpinë e tyre, të mos jenë të varur nga bashkitë. Kush ekip arrin të bëjë atë që bëri Partizani, besoj se do rritet me investime që do bëjnë në vazhdimësi. Do rritet cilësia e futbollit, do vijnë futbollistë më të mirë këtu. Duke bërë stadiume dhe duke pasur anën ekonomike, sigurisht që futbollistët e mirë do të duan të vijnë në Shqipëri. Shikojmë futbollistë që janë luajtur në kampionatin grek. Nuk është i thjeshtë kampionati shqiptar. Edhe Kategoria e Parë, edhe Superiorja nuk janë të thjeshta. Janë kampionate të vështirë dhe të bukur. Duhet të përpiqesh shumë të fitosh dhe duhet të përpiqesh akoma më shumë të dalësh kampion”, ka deklaruar Arjan Bellai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/