Pyetja se kur mund të fillojë sërish futbolli po shtohet gjerësisht në Shqipëri, ashtu sikurse në të gjithë Europën. Fjala e fundit do të jepet prej institucioneve mjekësore dhe shtetërore, ndërsa FSHF është ende në pritje të një përgjigje për planin e tyre të rinisjes së kampionatit të dorëzuar në tryezën e qeverisë.
Një mendim në lidhje me këtë çështje e jep edhe një prej atyre figurave që këto kohë pandemie jemi mësuar ta shohim shpesh, Pëllumb Pipero. Ky i fundit ka folur për “Syri TV”, ku tregon se pavarëshit faktit se futbolli dhuron emocione të forta e sheh pa ktë vështirë rifillimin në këtë momënt, por të njëjtin mendim nuk e ka për stërvitjen. Doktori shqiptar tregon se stërvitje me respektimin e masave mbrojtëse mund të zhvillohet, si në të gjithë Europën. Ndërkohë tamponi nuk është një metodë që Piperi sugjeron për futbollistët.
Rifillimi i aktivitetit sportiv: “E kam të vështirë të jap një mendim, futbolli është një sport që të jep emocione, por ende kemi qarkullim të virusit në vendit tonë”.
Është e nevojshme t’u bëhen tamponet futbollisteve: “Tamponi është një metodë diagnostikuese. Në rastin e sportistëve nuk do ta këshilloja”.
Rifillimi i aktiviteteve në masa sigurie: “Tani për tani është e pamundur rifillimi i aktiviteteve sportive, por stërvitje në distancimin mund të ketë, si në vendet e tjera të Europës”, ka thënë Dr. Pëllumb Pipero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/