Te Barcelona stërviten edhe me sytë e lidhur, Setien sjell “pulën e verbër” për lojtarët

Kike Setien ka vendosur të thyejë stërvitjen e zakonshme te Barcelona, duke gjetur një mënyrë krejt të veçantë për të ushtruar lojtarët e tij. Trajneri spanjoll, që me ardhjen e tij te katalanasit i ka besuar shumë të rinjve mes tyre edhe shqiptarit Rei Manaj me ftesën për tu stërvitur me ekipin e parë, këtë herë ka detyruar futbollistët e tij të vrapojnë me sytë mbyllur.

Teknika “pula e verbër” është vënë në zbatim nga yjet e Barcelonës, të cilëve u janë lidhur sytë dhe më pas janë lënë të lirë të vrapojnë rreth fushës. Një mënyrë krejt origjinale kjo për skuadrën spanjolle, me Setien që sjell edhe zbavitje në kampin stërvitor. Trajneri spanjoll së bashku me ndihmësit e tij kanë vëzhguar lojtarët ndërkohë që ushtroheshin, në mënyrë që të mos lëndoheshin apo pengoheshin. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online