Tavo reagon: Asnjë problem me Milinkoviç si person, nuk e kam ofenduar

Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka folur në “Fair Play” në lidhje telefonike dhe është munduar të sqarojë disa gjëra, duke nisur nga thënia e tij “serb mosmirënjohës” për Milinkoviçin: “Më informuan nga klubi për diçka që unë nuk e kam thënë, lidhur me disa fjalë që unë paskam thënë për Milinkoviç. Portalet nuk duhet të deformojnë. Nuk kam thënë as serb dhe as mosmirënjohës. Trajneri ka qenë me kontratë dhe është me kontratë deri në vitin 2018. Ai është pjesë e jona. Ai ka për të marrë një muaj dhe një premio. Do ta zgjidhim nga FIFA. Sa i përket mungesës së pagesës që thuhet, ai u gënjye për pesë lekë më shumë, sepse paratë i ka në bankë, por menaxherët e tij u gënjyen për pesë lekë më shumë. Është një njeri i mrekullueshëm dhe një trajner profesionist, para ikjes më la një listë për prurjet dhe largimet, por ra viktimë e menaxherëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *