Taulant Seferi nuk mbajti dot peshën mbi supe, statistikat që të frikësonin te Shamrock-Teuta: “86-9”

Ndeshja e Teutës kundër Shamrock duhet të ndahet në dy pjesë vlerësimi. Nëse kjo përballje përfundonte në shifrat 0-0, me siguri që mbrojtja durrsake do të arrinte atë që mund të quhet perfeksioni. Kundërshtari do të zotëronte lojën për 90 minuta, ndërsa arriti vetëm në fund që të shënonte.

Statistikat e frikshme ishin në përfundimin e ndeshjes sa i përket aksioneve sulmuese të ekipeve: “86-9”. Kjo tregonte më shumë sesa thjeshtë dominimin e Shamrock që në letër vlente më pak sesa Teuta. Por mbrojtja e kampionëve të Shqipërisë ishte e përgatitur dhe disiplinuar për të hequr çdo top që mbërrinte në zonë.

Çfarë nuk shkoi në pjesën e sulmit? Taulant Seferi! Ky i fundit nuk po arrin që të lërë gjurmën e tij në ndeshjet e Europës. Gjithmonë ishte thuajse e njëjta panoramë me Stivi Frashërin që godiste topin për ta larguar sa më tepër dhe Seferi nuk arrinte që të fitonte qoftë edhe një duel në ajër për të shtyrë ekipin e t’i falte qetësi për pak minuta. Praktikisht Frashëri e dorëzonte topin te këmbët e rivalëve për të nisur aksionin tjetër të rrezikshëm pasi kishte përfunduar një më parë.

Kjo “asfikson” më shumë mesfushorët dhe mbrojtësit që duhet të vrapojnë gjatë gjithë kohës pas topit, për të ulur ndjeshëm përqendrimin e tyre në minutat e fundit pasi fiziku nuk i përgjigjet më. Pikërisht ajo që ndodhi me golin e talentit 17-vjeçar të Shamrock ku ishin 3 lojtarë të Teutës që u kaloi topi fare pranë për ta larguar dhe nuk ia arritën dot. Por asnjë kritikë për ta, puna e djeshme ishte më shumë sesa pozitive. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online