Taulant Seferi ka fituar “dashurinë e verbër” të Rejës, sulmuesi merr ftesën për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Italisë dhe Armenisë

Taulant Seferi ka fituar “dashurinë e verbër” të Rejës sa i përket ndeshjeve të Kombëtares. Ky sulmues ka pasur gjithmonë besimin e italianit duke u grumbulluar me Shqipërinë. Madje në takimin ndaj Islandës arriti që të shënonte në transfertë.

Së fundmi është Vorskla që tregon se Seferi është ftuar për dy takimet e radhës. Bëhet fjalë për ekipin A, teksa Kombëtarja do të luajë ndaj Italisë dhe Armenisë në datat 16 nëntor dhe 19 nëntor në Air Albania. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *