Tashmë është zyrtare, ndeshja e Superiores në Shkodër shtyhet me dy ditë

Një ndryshim ashtu siç edhe pritej ka ardhur për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Bylisit. Shkodranët kërkonin me patjetër që kjo përballje të luhej në “Loro Boriçi”, por fusha ende nuk garantohej që ishte në kushtet optimale për ditën e shtunë, atëherë kur ishte paracaktuar takimi.

Pikërisht për këtë arsye erdhi edhe ndryshimi i kalendarit. Sipas vendimit që i ka mbërritur para pak minutash të dyja klubeve të Superiores, ndeshja do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:00. Pikërisht në shtëpinë e Vllazninë, në “Loro Boriçi”, atje ku tifozët do të jenë një mbështetje e madhe për vendasit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online