“Tashmë është bërë napoletan”, Duka vlerëson Hysajn në Itali: Kundër Anglisë të dy rastet na erdhën prej tij

Menaxheri i Elseid Hysajt e ka bërë shpesh herë të qartë se e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Napolit në fund të sezonit. Megjithatë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është i mendimit se mbrojtësit shkodran do i pëlqente të vazhdonte të mbante veshur fanellën e kaltër. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, Duka shprehet se Hysaj tashmë është kthyer në një napoletan, si dhe nxjerr në pah aftësitë e futbollistit të Kombëtares.

“Duket si një lojtar me përvojë, por le të mos harrojmë se është ende i ri. Ai ende mund të ndihmojë Napolin dhe të qëndrojë, por nuk e di cilat janë synimet e presidentit De Laurentis dhe stafit drejtues. Kundër Anglisë dy shanset që krijuam erdhën falë Elseidit, që luajti një ndeshje të shkëlqyeshme. Ai mund të luajë në të gjitha rolet mbrojtëse, nuk e ka problem të luajë në të majtë apo në të djathtë. Atij i pëlqen qyteti i Napolit, tani është bërë napolitan dhe mendoj se do të dëshironte të vazhdonte me fanellën e kaltër”, ka thënë Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *