Igli Tare nuk ka kohë për pushime këtë verë, teksa ka nisur intensivisht punën për t’i vënë në dispozicion grupin e duhur të lojtarëve trajnerti Inzagi. Bardheklatrit do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm, prandaj përforcimet janë të pashmangshme këtë merkato, që duket se flet shqip. Pas Kumbullës, Igli Tare po punon në një tjetër front, ku dëshiron të veshë Muriqin bardhekaltër.
Media italiane “Tuttomercatoëeb” zbulon se për të mbyllur këtë transferim është vënë në lëvizje edhe një menaxher i njohur shqiptar, Shkumbin Qormemeti. Ky i fundit gjendet në Stamboll për të arritur marrëveshjen me Fenerbahçen. Klubi i njohur turk kërkon mbi 20 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin shtatlartë, por situata e rëndë ekonomike në të cilën ndodhen është nuhatur nga Igli Tare, që kërkon ta sjellë Muriqin në Romë me më pak kosto se sa kërkojnë te Fenerbahçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/