Tare mbyll marrëveshjen personale me Xhakën, gati oferta e dytë për Leverkusenin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Igli Tare nuk heq dorë nga Granit Xhaka. Drejtori sportiv i Milanit po përgatit ofertën e dytë për Bajer Leverkusenin. Klubi gjerman refuzoi ofertën e parë prej 10 milionë eurosh, teksa kërkon 15/16 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Vlera e futbollistit mbetet e vetmja pengesë për të arritur marrëveshjen përfundimtare. Sipas “Calciomercato.com” Tare ka gjetur gjuhën e përbashkët me Xhakën. Lojtari i Kombëtares së Zvicrës ka pranuar të vishet kuqezi për një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon./Sport Ekspres/