Nga Klaudio Ndreca
Një kritikë të fortë ka për drejtorët sportiv në Seria A nga ana e Kasanos. Ky i fundit i sheh si persona të cilët nuk e bëjnë me pasion punën e tyre dhe si jo të aftë, por e bëjnë këtë detyrë vetëm sa për të marrë rrogën.
Mes emrave të veçuar nga shumica ishte edhe Igli Tare, një nga më të vlerësuarit në Itali. Por gjithsesi për Kasanon nuk ndodhet në vendet e para, pasi sipas tij ka fatin që të ketë një president me shumë vlera si Klaudio Lotito.
Nëpërmjet një video në “Instagram”, Kasano ka kritikuar në këtë mënyrë: “Ka tre, katër drejtorë të mirë sportivë në Serie A, pjesa tjetër e tyre janë atje vetëm për të marrë pagat e tyre. Është Ausilio, Sabatini, Rossi… Tare është gjithashtu i mirë, por ai ka një president me të vërtetë të shkëlqyer si Lotito. Për pjesën tjetër, gjëra të vogla… Ausilio numër një, Sabatini një gjeni dhe Rossi nga Sassuolo shumë mirë”, mbyll vlerësimin Kasano. /Sport Ekspres/