Tare është një minierë ari për Lazion, PSG troket në derë me 120 milionë euro për dyshen bardhekaltër

Lazio po përjetonte sezonin e ëndrrave dhe meritë këtu ka edhe Igli Tare, i cili është arkitekti i këtij ekipi. Blerjet e tij kanë qenë gjithnjë të goditura, duke bërë që me pak shpenzime të ndërtojë një grup cilësor, i cili është në luftë dhemb për dhemb me Juventusin për titullin kampion. Por përpos suksesit në fushën e lojës, Tare po i dhuron Lotitos edhe sukses edhe në arkat e klubit. Lazio po shërben si një vitrinë për skuadrat e mëdha europiane, ku nuk mungojnë shifrat e çmendura për të siguruar shërbimet e bardhekaltërve.

E fundit është PSG-ja që troket në derën e italianëve një ofertë prej 120 milionë eurosh për të sjellë në Paris Milinkoviç-Saviç dhe Marusiç. Të dy kanë bindur te Lazio dhe kanë kthyer kështu interesin e francezëve në drejtim të tyre. Tare do i merrte nga Belgjika për një shifër rreth 20 milionë eurosh, ndërsa duke parë propozimin e PSG-së mund të themi pa frikë se ish-futbollisti i Kombëtares është një minierë ari për bardhekaltrit. Të fitosh më 6 herë më tepër se sa ke shpenzuar, kjo është aftësia Igli Tares, që jo më kot konsiderohet si një nga drejtorët sportivë më të mirë në Serie A dhe në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online