Një histori e hershme është ajo mes Mërgim Vojvodës dhe kapitenit të Çekisë, Suchy. Ky i fundit u shpreh se nëse Kosova do të pësonte golin e parë, atëherë do të “humbiste kokën” dhe gjakftohtësinë.
I menjëhershëm do të vinte reagimi i Vojvodës në konferencë para ndeshjes duke u shprehur: “Le ta provojnë. Ne dimë edhe të përmbysim e kemi treguar”. Ashtu edhe ndodhi, madje si të ishte shkruar skenari nga vetë mbrojtësi i Standardit.
Miqtë kaluan të parët në avantazh, ndërsa rezultatin 2-1 e vendosi Vojvoda. Pas ndeshjes, heroi i takimit e quajti Suchyn edhe si “sunxhuku”: “Sunxhuku” nuk e di se çfarë ka menduar, kur tha se nuk riktheheshim dot nëse e pësonim. Jam i lumtur për veten dhe skuadrën, bën histori kur fiton me Çekinë”, ka thënë Vojvoda. /Sport Ekspres/