Roma ka kaluar fazën e 1/8-ve në Kupën e Italisë, ku ka eliminuar Leçen pas një fitoreje 3-1. Një tjetër paraqitje pozitive për Marash Kumbullën, i cili këtë vit të ri duket i tjetërsuar, teksa ka gjetur edhe rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon. Futbollisti shqiptar ka folur pas përfundimit të ndeshjes për mikrofonin e “Mediaset“-it, ku nuk e fsheh kënaqësinë për golin e shënuar.
“Ne e filluam lojën pak kështu-kështu, më pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin dhe në pjesën e dytë ngritëm ritmin për të fituar ndeshjen. Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë në muajt e fundit, tani po ia dal.
Me Interin do të duhet një Romë ndryshe? Sigurisht që do të duhet ta fillojmë lojën në një mënyrë tjetër me një qëndrim më proaktiv. Tani le të mendojmë për ndeshjen e së dielës dhe pastaj do të mendojmë për Kupën”, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/