Franca do të luajë ndaj Shqipërisë me gjysmën e ekipit, ndërsa mes një numri të lartë mungesash që u bënë publike që në listën e plotë të publikuar pak ditë më parë, u shtua edhe mbrojtësi Laporte. Ky i fundit i humbi dy ndeshjet e shtatorit pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Manchester City në kampionat.
Por nuk mbaron këtu vuajtja për Deshampin, teksa vetëm pak minuta më parë, faqa zyrtare e Francës ka zyrtarizuar edhe mungesën e Paul Pogba. Tashmë kampionët e botës kanë më pak yje në përbërjen e tyre, ndërsa sigurisht lista e të mungesave do të ishte fantastike nëse përfshihej edhe Grizman. Për të zëvendësuar Pogban, Deshamp ka thirrur Matteo Guendouzi, lojtarin e Arsenalit që më shumë përflitet për ngjashmërinë e tij me David Luiz sesa për lojën që zhvillon. /Sport Ekspres/