Armando Broja ka një shans të artë në dorë, tani ose kurrë! Sulmuesi shqiptar ka mbetur praktikisht mundësia e vetme për t’u hedhur në fushë nga trajneri i Burnley, përtej rasti të ndonjë eksperimenti të mundshëm. Në fundin e sezonit të Premier League, Broja kaloi në zgjedhjen e tretë pas paraqitjeve të dobëta, Flemming ishte kryesore dhe Foster si zëvendësuesi i tij. Megjithatë Flemming është larguar te Ipsëich në Premier League, duke hequr kështu konkurrencën e ashpër të njeriut që shënonte gol thuajse në cdo ndeshje.
Nga ana tjetër, edhe Foster do të largohet nga Burnley. Mediat raportojnë se ky futbollist do të shkojë te Houston Dyname në MLS, si huazim me të drejtë blerje. Tani Broja është sulmuesi i vetëm i ekipit, përtej rastit të besimit te ndonjë lojtari i ri ose eksperimenti të një mesfushori të hedhur si sulmues kryesor, pasi Barnes, sulmuesi 37-vjeçar i Burnley, nuk ka më formën fizike për të luajtur futboll dhe aktualisht është i dëmtuar. /Sport Ekspres/