Tani nuk ka më dyshime, motra e Kristiano Ronaldos kërkon shkarkimin e trajnerit të Manchester United

Tani nuk ka më dyshime sa i përket marrëdhënies së acaruar mes Kristiano Ronaldo dhe trajnerit të Manchester United, Ten Hag. Ky i fundit i tregoi kufirin portugezit me ardhjen e tij te djajtë e kuq. Ronaldo po priste oferta të tjera dhe nuk dëshironte që t’i bashkohej ekipit për miqësoret përgatitore para sezonit të ri.

Asnjë trajtim special nga Ten Hag që i tha qartazi Ronaldos se nëse nuk do t’i bashkohej skuadrës si gjithë të tjerët, atëherë e priste stoli. Në jo pak raste portugezi është ulur në pankinë, madje në humbjen ndaj Manchester City nuk është aktivizuar për asnjë minutë. Së fundmi është motra e Kristiano Ronaldos, Elma Aveiro, që ka shpërndarë një lajm ku thuhej se Ten Hag mund të shkarkohet nga Manchester United me mbishkrimin: “Kurrë nuk është vonë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online