Në Vlorë dhe më saktësisht te Flamurtari mund të ketë gjithçka në këtë moment, por jo qetësi. Klubi po vuan një moment të padrejtë për fanellën dhe historinë, por në 6 ndeshjet e para të kampionatit, ka 1 pikë.
Sigurisht që kohë për të reaguar ka mjaftueshëm, por me këtë nisje, duket e vështirë. Pastaj ato 5 gola të marrë ndaj Bylisit në transfertë i vendosnin kapakun çdo diskutimi. Kjo solli edhe një mbledhje emergjente te Flamurtari, për të diskutuar situatën.
Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, administratori Shpëtim Idrizi i ka ngritur tonet me mbrojtësin grek Jorgos Sarris dhe trajnerin Sadedini. Sa i përket këtij të fundit, Idrizit nuk i ka pëlqyer rreshtimi me tre mbrojtës, duke thënë se Flamurtari nuk është si ekipet e njohura europiane për të provuar këto eksperimente.
Ajo që ka më shumë rëndëi është fakti se lojtarëve dhe stafit i është bërë e ditur se këto paraqitje nuk do të japin vetëm ndëshkime me gjoba, por edhe përjashtime. /Sport Ekspres/