Tani është zyrtare/ Jasir Asani largohet nga Gwangju, firmos kontratën e re në Iran

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Jasir Asani ka firmosur me ekipin e ri duke nisur një aventurë të re në karrierë. Futbollisti shqiptar nuk do të jetë më pjesë e Gwangju, por e Esteghal në Iran.

Zyrtarizimi ka ardhur nga faqja zyrtare e Esteghal e cila konfirmon se Asani do të jetë pjesë e tyre për një vit e gjysmë. Një histori transferimi që mbyllet për Asanin, teksa tifozët e Esteghal kishin pushtuar rrjetet sociale të shqiptarit prej kohësh duke kërkuar afrimin e tij. /Sport Ekspres/