“Tani është perfekt“, Spaleti përgëzon Amir Rrahmanin: Është bërë lider, i bërtet të gjithëve

Napoli ka fituar kundër Venecias ditën e sotme, ndërsa në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes trajneri Spaleti ka përgëzuar Amir Rrahmanin për paraqitjet e bërë në mbrojtje. Kreu i pankinës napoletane shprehet se tashmë kapiteni i Kosovës është kthyer në një lider dhe u bërtet të gjithëve kur gabojnë.

“E prisja, edhe kur e bëra Manolas të luante ishte Rrahmani gjithmonë që më tregonte se ai e bëri punën e tij. Duhej të kishte më shumë vëmendje në ndërtimin e ulët që të kishte cilësi në dalje, tani është perfekt. Ka marrë një personalitet si lider mbrojtës, i bërtet të gjithëve dhe përgëzime për nivelin e tij”, ka deklaruar Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online