Napoli është vënë në kërkim të një qendërmbrojtësi për të zëvendësuar Manolas-in. Të kaltrit janë kthyer te një dëshirë e vjetër e merkatos, Marash Kumbulla. Emër ky që ësht mbështetur edhe nga Reja, i cili duket se “ka hyrë mik” për mbrojtësin shqiptar, të cilin e njeh mjaft mirë nga bashkëpunimi te Kombëtarja kuqezi. Këtë fakt e zbulon ish-menaxheri i njohur italian, Enrico Fedele, i cili për “Radio Marte” i qendron idesë se Kumbulla është alternativa e duhur për Napolin.
“Marash Kumbulla tashmë është ekspert në Serinë A dhe është një pasion i vjetër për Cristiano Giuntolin. Edy Reja ka folur shumë mirë, do ta merrte. Attila Szalai? Ai nuk do të ishte i përshtatshëm dhe ai është edhe më pak i mirë. Sigurisht, krahasuar me qendrën e Fenerbahçes, do të fokusohesha në diçka tjetër. Me pak fjalë, Kumbulla është më i mirë, edhe për një çështje përdorimi të menjëhershëm edhe përvoje të mëparshme në Serinë A”, ka thënë Enrico Fedele./Halit Delibashi-Sport Ekspres/