Morata arriti të fitojë Kampionatin Evropian në Gjermani me Spanjën dhe shumë u habitën kur vetëm pak ditë më vonë u konfirmua se ai ishte larguar nga Atletico Madrid dhe kishte nënshkruar për Milanin. Kuqezinjtë aktivizuan klauzolën e tij të blerjes prej 13 milionë eurosh dhe shumë shpejt ranë dakord për kushtet e kontratës me Moratën.
Shumë njerëz pyesnin veten pse Morata u largua kaq papritur nga Atletico Madrid, por tani gjërat janë shumë më të qarta. Mediat spanjolle spekuluan që në fillim se Morata ishte i vetëdijshëm se ai nuk do të ishte sulmuesi i parë i Diego Simeones në sezonin e ri dhe se ai e dinte se kjo klubi do të sillte një tjetër sulmues.
Tani del se Morata kishte të drejtë pasi vetëm pak ditë pas largimit të tij në Milano, përforcime të reja mbërrijnë te Atletico Madrid. Fabrizio Romano bëri të ditur se sulmuesi i ri i klubit madrilen do të jetë Artem Dovbyk, i cili vjen nga Girona.
Ukrainasi pati një sezon të mrekullueshëm në fanellën e Gironas dhe ishte e qartë se ky klub do ta kishte të vështirë ta mbante në radhët e tij. Ai ishte i lidhur në merkato me disa klube, por në fund ai vendosi të nënshkruajë për Atletico. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/