Vëllai i Arlind Ajetit, Albian Ajeti, nuk është penduar për zgjedhjet e bëra derimë tani në karrierë. Pavarësisht interesimit që ka pasur nga ana e Shqipërisë, zgjodhi që t’i bashkohej Zvicrës, pa pasur shumë dyshime.
Në një intervistë të gjatë së fundmi për faqen zyrtare të klubit të West Ham është prekur gjithë e kaluara. Nga mënyra sesi ka ardhur zhvendosja drejt Zvicrës, te karriera personale. Gjithashtu Albian Ajeti ka folur edhe për vëllain e tij, Arlindin. Në fjalët e shkruara thuhet se nuk do të ishte asnjë problem nëse Arlind do të luante me Zvicrën, megjithëse në karrierën me klubet nuk është aspak mirë, ndërsa vazhdon si i papunë dhe te Tirana e ëndërrojnë të gjithë për ta marrë në janar.
“Kur ishim vërtet të rinj, u larguam në Zvicër, para Luftës së Kosovës [në 1999] dhe atje shkova në shkollë, në akademi dhe fillova futbollin. Pra, familja ime dhe unë u rritëm së bashku në Zvicër.
Ishte për shkak se nuk ishte e mundur të jetonte më në Kosovë. Nëse imagjinoni si ishte gjatë luftës, ishte e pamundur të qëndroni në vendin tonë, kështu që njerëzit janë zhvendosur në Zvicër ose në shumë vende të ndryshme.
Për mua, ishte shumë e lehtë të rritesh në Zvicër. Unë mendoj se ishte më e vështirë për prindërit e mi, pasi ata erdhën në një moshë kur nuk ishte aq e lehtë të mësosh gjëra të reja. Unë erdha me vëllezërit e mi kur ishim vërtet, me të vërtetë të rinj, kështu që ishte mjaft e lehtë të rritesh me shkollimin, gjuhën dhe futbollin, kështu që nuk ishte aq e vështirë për mua.
Nuk duhet të harrosh historinë. Ende ekzistojnë disa pika që nuk mund t’i harroni kurrë si familje dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse vëllai im më i madh vendosi të luaj për Shqipërinë. Kjo e bën Arlindin krenar të luajë për atë vend, por për mua, nuk do ishte problem të luante për Zvicrën.
Me të vërtetë më bën kaq krenar të shoh se si luftojnë te Kosova, si punojnë për njëri-tjetrin dhe ky është mentaliteti që kemi në Kosovë.
Unë isha në pjesën neutrale në stadium, por zemra ime ishte për Kosovën dhe kur pashë që lojtarët po luftonin për tifozët dhe tifozët duke qarë, kjo më bëri shumë krenar. Me këto emocione, ju mund të shihni se çfarë vendi jemi dhe çfarë mentaliteti kemi”, ka thënë Albian Ajeti. /Sport Ekspres/