Flamurtari kishte njoftuar prej kohësh rinovimin me Emiljano Mustën, por në fakt ishte arritur vetëm akordi dhe sot është nënshkruar kontrata që i lidh palët zyrtarisht. Elbasanasi kishte disa oferta, me Kukësin që bëri propozimin më serioz për të. Edhe Laçi e kontaktoi, por do jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Veç tij kanë rinovuar edhe tre titullarë të tjerë, Artim Pollozhani, Goran Siljanovski dhe Muhamed Useini. Lajmi është zyrtar nga klubi vlonjat dhe në këtë mënyrë nis ndërtimi i një skuadre konkurruese. Me Useinin ishte mbyllur me kohë marrëveshja, ndërkohë që me Siljanovskin prej kohësh po bisedohej dhe mbrojtësi i djathtë më pas është bindur, edhe pse kishte oferta të shumta. Edhe Pollozhani, një lojtar me shumë eksperiencë, ishte në planet e drejtuesve dhe pranoi të luajë edhe një vit në Superiore me fanellën kuqezi.