Strakosha është kthyer në kryefjalën e këtyre ditëve pas atij gabimi fatal që bëri kundër Gallatasarait. Media e njohur italiane, “Il Messaggero”, ka shkruar një artikull rreth situatës me portierin shqiptar. Sipas saj, Sarri e ka nxitur 26-vjeçarin me fjalët se tani është momenti për të treguar vetitë që ai ka. Megjithatë “Il Messaggero” nxjerr në pah se trajneri i Lacios ka kuptuar se Strakosha mendon vetëm largimin dhe ka humbur të gjithë stimujt, shkak ky edhe për gafën e bërë të enjten.
“Sarri e ngushëlloi të enjten, pastaj e nxiti dje: “Tani duhet të tregosh se i ke atributet”. Ai vështirë se do të jetë në gjendje ta bëjë këtë sepse 39-vjeçari Reina do të kthehet me Kaljarin. 26-vjeçari, që i skadon kontrata në 2022, megjithatë, mbetet një çështje. Në qershor ai do të largohet me një transferim falas, pa arritur që Lacio ta shesë atë në dy merkatot e fundit.
Vetëm 12 paraqitje, mes Kupave dhe kampionatit, që nga shtatori i kaluar. Ndryshimi teknik ishte i padobishëm. Sepse edhe Sarri është i bindur se Strakosha dëshiron të largohet dhe ka humbur çdo stimul. Gabimi i Stambollit lidhej më shumë me sipërfaqësinë sesa me ankthin ose një bllok psikologjik”, shkruan “Il Messaggero”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/