Koha e Ngo dhe Kukësit të Longo, Superiorja luan aktin e dytë

Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e mbetura nga java e dytë e Abissnet Superliga. Tirana do të përballet në shtëpi me Egnatian në orën 13:45, ndërsa Kukësi-Kastrioti do të zhvillohet në orën 16:45.

Pas një fitore të shkëlqyer me rezultatin 4-2, Tirana ka mundësinë të sigurojë 6 pikë të plota në 2 ndeshjet e para, përballë një kundërshtari të lehtë në letër për bardheblutë.

Rikthimi i Michael Ngo në repartin e sulmit ishte një përforcim ekselent, teksa ky i fundit shënoi 2 gola përballë Skënderbeut. Nga ana tjetër, një humbje e radhës për Egnatian do të ishte një start i tmerrshëm, për një skuadër që sapo u ngjit në Superligë.

Sfida tjetër e orës 16:45 mes Kukësit dhe Kastriotit do të tregojë nëse veriorët janë ndryshe nga sezoni i kaluar. Në sfidën e parë Kukësi mposhti 1-3 Egnatian dhe do të kërkojë të sigurojë 2 fitore në 2 javët e para. Nga ana tjetër, një tjetër humbje do ta bënte situatën e vështirë për Kastriotin, që ka si objektiv qëndrimin në Abissnet Superliga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online