Tamponët e Thomas Strakoshës krijojnë kaos te Lacio, rezultatet krijojnë vetëm çudi

Tamponët e kryer në radhët e ekipit të Lacios kanë krijuar një kaos të vërtetë ditët e fundit. Një rast për të bërë çudi, teksa “La Repubblica” bën me dije se 2 testime të ndryshme japin rezultate tërësisht të kundërta. Problemi qendron te tamponët e gardianit shqiptar Thomas Strakosha dhe të Imobile së bashku me Leivan. Testet e tyre nuk bindën UEFA-n, që i ndaloi të merrnin pjesë në 2 ndeshjet e fundit të Champions League.

Por laboratori i Avelinos ka nxjerrë negativë të gjithë futbollistët e Lacios, duke përfshirë edhe Strakoshën, Imobilen dhe Leivan. Madje dyshja e fundit është aktivizuar në ndeshjen kundër Torinos në fundjavë, ku Imobile tund rrjetën. E çudia vjen më pas, teksa laboratori i Kampusit Biomjekësor në Romë jep verdiktin se të 3 lojtarët rezultojnë pozitivë. Një mjegull e madhe është ngritur rreth kësaj teme, me Lotiton që duket se nuk ka më fuqi t’i kontrollojë nervat e tij dhe pret të mësojë nëse do të ketë në fushë kundër Juventusit ditën e dielë Strakoshën, Imobilen dhe Leivan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *