Projeksioni i Juventusit/ Pep Guardiola në vendin e Andrea Pirlos, bardhezinjtë duan “tiki-taka”

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të dëshiruar dhe më të mirë në futbollin mbarë botëror. Të shumta janë ekipet që ëndërrojnë ta kenë spanjollin në krye të pankinës së tyre. 2 vjet më parë, pas largimit të Alegrit, 49 vjeçari u përfol se kishte një marrëveshje me Juventusin, megjithatë në fund zgjodhi të respektonte kontratën me Manchester City-n.

Por duket se këto thashetheme janë rikthyer sërish, pasi kontrata e Guardiolës përfundon në verën e 2021 dhe me shumë gjasa sheikët e City-t nuk do ta rinovojnë kontratën. Spanjolli dështoi të fitojë Champions League, që ishte dhe synimi kryesor përse drejtuesit e skuadrës e morën në gjirin e tyre. Për më shumë, 49 vjeçari përfiton një rrogë mjaft të majme, çka do të sillte një lehtësim ekonomik për arkat e “qytetarëve”.

Drejtuesit e Juventusit janë thuajse të lodhur nga trajneri i ri Andrea Pirlo, pasi i mungon eksperienca dhe nuk po arrin të marë më të mirën prej lojtarëve. Anjeli dhe Nedved e adhurojnë Tiki-Takën e Guardiolës dhe priten të hidhen në sulm për të marë shërbimet e trajnerit, menjëherë sapo kontrata e tij të përfundojë me Cityn. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online